Haradinaj pret në takim babanë e heroit Ilir Konushevci

19 gusht 2019 | 10:36

Kryeministri i dorëhequr, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në zyrë Halit Konushevcin, babanë e heroit Ilir Konushevci.

“Përherë kënaqësi të takoj bacën Halit, babain e heroit të Kosovës Ilir Konushevci, një prej figurave të shquara dhe prijësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kosova sot dhe përgjithmonë do të dijë të çmojë madhështinë e veprës së bijve të saj, që ranë për ta nderuar kombin dhe Atdheun”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Punëtorët e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës "Adem Jashari", sot kanë…