Haradinaj prezanton foto të ish-bashkëluftëtarëve: Turp që po quhen mashtrues

19 shtator 2018 | 21:16

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, aktualisht deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka folur për aktakuzën e Prokurorisë për manipulimet me listën e veteranëve të luftës së UÇK-së.

Haradinaj ka thënë në emisionin “Pressing” në televizionin “T7”, se pjesë e atyre që po konsiderohen mashtrues, e jo veteranë të vërtetë, janë shumë njerëz që njëmend kanë luftuar për çlirimin e Kosovës.

Ai ka prezantuar shumë fotografi në studio të atyre që ai ka thënë se kanë qenë bashkëluftëtarë të tij, e që po cilësohen si veteranë të rremë.

Shumë prej tyre, Haradinaj i ka përmendur me emër. Njëri prej tyre, ka thënë ai, është shofer aktual i tij.

Haradinaj ka thënë se përfshirja e luftëtarëve të vërtetë në listën e aktakuzës së Prokurorisë është “turp”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Polica e Kosovës ka publikuar listën e rezultateve të testit…