Haradinaj pritet në Departamentin e Shtetit nga Gabriel Escobar

11 maj 2022 | 19:46

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është pritur në takim nga emisari amerikan Gabriel Escobar, Ndihmës Asistent i Sekretarit të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Evroazisë.

Përmes një postimi në” Facebook”, ai ka njoftuar se kanë biseduar për temat e politikës së jashtme dhe sigurisë në Kosovë, derisa Haradinaj ka ripërsëritur përkushtimin për një Marrëveshje Gjithëpërfshirëse ligjërisht të obligueshme, e cila ka epilog njohjen reciproke dhe respekton integritetin, sovranitetin dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.

“Në Departamentin e Shtetit u prita sot në takim nga emisari amerikan Gabriel Escobar Ndihmës Asistent i Sekretarit të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Evroazisë. Biseduam për temat e politikës së jashtme dhe sigurisë në Kosovë, dhe ripërsërita përkushtimin tonë për një Marrëveshje Gjithëpërfshirëse ligjërisht të obligueshme, e cila ka epilog njohjen reciproke dhe respekton integritetin, sovranitetin dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në Prishtinë me prezencën e të ngarkuarit me punë…