Haradinaj: Rezalla dhe Llovca paguan çmimin e lartë për liri

05 prill 2020 | 08:53

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot masakrën e Rezallës dhe atë në Llovcë të Gjilanit, në të cilët fshatra ka thënë se shumë familje humbën më të dashurit, se një numër i madh i tyre ende janë të pagjetur e eshtrat e tyre nuk pushojnë në atdhe. Ai ka shkruar se prilli i përgjakshëm i vitit 1999 ishte vendimtar për ardhmërinë dhe lirinë tonë.

Teksti përkujtimor i tij:

Prilli i përgjakshëm i vitit 1999, ishte vendimtar për ardhmërinë dhe lirinë tonë.

Sot kujtojmë jetët e pafajshme që u humbën 21 vite më parë në Rrezallë të Drenicës dhe në Llovcë të Gjilanit.

Familje të tëra humbën më të dashurit, një numër i madh i të cilëve ende janë të pagjetur e eshtrat e tyre nuk pushojnë në Atdhe.

Shumë dhembje përjetuam si popull. Por, ky ishte çmimi i lartë që paguam për liri.

Ne jemi krenarë për të kaluarën, falënderues për kontributin e secilit, respektues për gjakun e Dëshmorëve dhe Martirëve.

Lavdi të rënëve për liri!

RH

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mesin e pesë rasteve të raportuara mbrëmë të të…