Në një fshat të Vushtrrisë ndalohen hyrje-daljet

05 prill 2020 | 08:48

Në mesin e pesë rasteve të raportuara mbrëmë të të infektuarve me koronavirus është edhe një grua nga Vushtrria. Pacientja është shtrirë në Klinikën Infektive në Prishtinë pasi është udhëzuar nga institucionet shëndetësore në Vushtrri. Ky është rasti i tetë i të infektuarve me koronavirus në këtë qytet. Duke e parë këtë gjendje, Shtabi Emergjent i Vushtrrisë ka vendosur që të ndalohen hyrje-daljet në rrugën “Miftar Hasani” në fshatin Smrekonicë nga Policia e Kosovës. Këtë e konfirmoi drejtori i shëndetësisë në Vushtrri, Sylejman Meholli, në këtë shkrim në “Facebook”:

Rasti i 8-të pozitiv me Coronavirus në Vushtrri

Pacientja është hospitalizuar në klinikën infektive pasi që është udhëzuar nga institucionet shëndetësore në Vushtrri sot me datë 04.04.2020 ku pas testimeve ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Shtabi Emergjent Komunal po ndihmon IKSHPK që të gjurmojnë të gjitha kontaktet e pacientes. Të gjitha hapsirat e institucioneve shëndetësore po dezinfektohen.

Deri në një vendim tjetër, me rekomandim nga institucionet kombëtare, do të ndalohen hyrje daljet në rrugën “Miftar Hasani” në fshatin Smrekonicë, nga Policia e Kosovës.

Luftimi e parandalimi i Coronavirus kërkon bashkëpunim e durim nga të gjithë ne. Deri tani bashkë me juve të dashur qytetarë dhe me institucionet ja kemi dal më mirë se secili shtet në rajon. Le të vazhdojmë bashkë me këtë përkushtim e disciplinë.

Ju lutemi, #rrinshpi ruaje vetën, ruaje familjen, ruaje qytetin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndihma që po ua jep Kina shteteve për koronavirusin po…