Haradinaj: SHBA na qëndroi përkrah, në rrugëtimin tonë historik

29 qershor 2018 | 22:23

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se SHBA na qëndroi përkrah Kosovës në rrugëtimin historik.

Haradinaj ka shtuar se mirënjohjen e përjetshme e kemi shndërruar në miqësi të përhershme.

“Në pritjen e organizuar nga ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, në shënim të ditës së pavarësisë së ShBA-së. ShBA na qëndroi përkrah, në rrugëtimin tonë historik dhe mirënjohjen e përjetshme e kemi shndërruar në miqësi të përhershme! Ideali amerikan i lirisë na motivon që ta gjejmë burimin e fuqisë në shpirtin kolektiv. Zoti e bekoftë Amerikën dhe popullin e saj”, ka shkruar Haradinaj në profilin e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koha e rregullt nuk ka sjell fitues në ndeshjen e…