Haradinaj: Shkarkimi i ministrit të MPB-së nuk ndikon në liberalizim të vizave

16 tetor 2018 | 14:46

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se shkarkimi Bejtush Gashit nga pozita e ministrit të Punëve të Brendshme (MPB) nuk do të ndikojë në procesin e liberalizimit të vizave.

Haradinaj ka thënë se largimi i tij nuk është ndonjë tronditje për këtë proces.

Kryeministri Haradinaj ka thënë se Kuvendi mund ta rrëzojë Qeverinë kurdo që të vendosë, por që ekzekutivi ka vendosur të punojë dhe ta përfundojë mandatin.

Ndërsa sa i përket pakos me projektligjet për FSK-në, Haradinaj ka thënë se leximi i dytë i tyre do të ndodhë pas 20 nëntorit.

Ai ka theksuar se janë tre çështje të rëndësishme aktuale për vendin, formimi i ushtrisë, anëtarësimi në Interpol dhe liberalizimi i vizave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoresha ekzekutive e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, Nora Hasani, ka thënë…