Haradinaj takon Haskukën, premton park industrial për Prizrenin

28 maj 2018 | 15:05

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar të hënën Komunën e Prizrenit, ku është pritur në takim nga kryetari i kësaj komune, Mytaher Haskuka.

Haradinaj e Haskuka kanë biseduar për disa projekte të lëna pezull në Prizren.

Në një konferencë të për medie me Haradinajn, Haskuka ka thënë se ka marrë premtime për mbështetje nga ana e Qeverisë.

“Biseduam për çështje të ndryshme. Po ashtu, mora premtimin nga kryeministri i cili ka thënë se do ta ndihmojë komunën tonë. Diskutuam edhe për projektet e ardhshme dhe u dakorduam që të kemi një bashkëpunim dhe t’i kalojmë telashet tona”, ka thënë Haskuka.

Ndërsa, kryeministri Ramush Haradinaj ka premtuar ndërtimin e një parku industrial në Prizren.

“Ishte një mundësi e mirë që t’i nxjerrim obligimet që i kemi ndaj kësaj komune, janë punë që i takojnë qeverisjes nacionale. Ne do t’ia heqim barrierat, dhe një ndër planet është një park industrial”, ka thënë Haradinaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori Cesc Fabregas pritet të largohet nga Chelsea në afatin…