Haradinaj takon Metën, flasin për perspektiven euroatlantike të Ballkanit

22 janar 2018 | 11:18

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, me të cilin ka biseduar për temat me interes për të dyja vendet.

Gjatë takimit kryeministri Haradinaj ka thënë se perspektiva euroatlantike e Ballkanit, është ajo që i bashkon të gjithë, duke besuar se askush nuk do të ketë hezitime për të ecur përpara në këtë aspekt.

“Ne patëm një bisedë të hapur, vëllazërore, për ecje në rrugën tonë të përbashkët”, ka deklaruar Haradinaj

Ndërsa presidenti Ilir Meta, duke siguruar kryeministrin Haradinaj për mbështetjen maksimale të Shqipërisë, ka thënë se shpreson shumë në angazhimin e mëtejmë të kryeministrit Haradinaj dhe Qeverisë, por edhe opozitës, për të dhënë zgjidhje të mençura, për të gjitha ato çështje që do ta forcojnë pozitën ndërkombëtare, që do ta forcojnë pozitën e Kosovës.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhjen e 25-të,…