Haradinaj takon nipin e heroit Ramë Bllaca

22 korrik 2019 | 15:31

Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim nipin e heroit të kombit, Rama Bllaca, Afrimin.

Haradinaj ka thënë se familja Bllaca është vlerë kombëtare të cilën sipas tij duhet ta fuqizojnë në kujtesën shqiptare.

“Në nderim të familjes së heroit të kombit, Ramë Bllacës, në vigjilje të përvjetorit të 82-të të vrasjes së tij, prita në takim nipin Afrimin, me të cilin biseduam për kujdesin shtetëror për atdhetarin e shquar. Familja Bllaca është vlerë kombëtare dhe detyra jonë ndaj brezave është që ta fuqizojmë kujtesën shqiptare”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë,…