Haradinaj takon një delegacion nga ShBA-ja, flasin për investimet amerikane në Kosovë

21 janar 2019 | 16:30

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim një delegacion nga Amerika, me të cilin ka biseduar për mundësinë e investimeve në sektorin e ujërave, teknologjisë dhe të telekomunikacionit në vendin tonë.

“Me rritjen ekonomike më të madhe në rajon, zvogëlimin e tarifave tatimore, reformat thelbësore në sundim të ligjit dhe ato fiskale, si dhe me ligjin për investime strategjike, Kosova ka hyrë në hartën e vendeve atraktive dhe të sigurta për investitorët e huaj. Diskutim i frytshëm me delegacionin amerikan, përbërë nga Daniel Cannon, Ryan Zinke, dhe Steven Lindgren, përfaqësues të Artillery One, për mundësitë e shumta për investime në sektorin e ujërave, teknologjisë dhe të telekomunikacionit në vendin tonë. Pas investimit të ‘Contour Globa’ në energji dhe me krijimin e Zonës së Veçantë Ekonomike Amerikane në Gjakovë, Kosova tashmë është adresë e besueshme për investime amerikane”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimit me…