Thaçi: Nëse me vjen ftesa nga Specialja do t’i përgjigjem me përgjegjësi të plotë (Video)

21 janar 2019 | 16:24

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimit me kryesuesit e ekipit negociator ka mbajtur një konferencë për medie ku ka folur për proceset nëpër të cilat është duke kaluar vendi.

Thaçi ka thënë se është i gatshëm që ta ndihmojë ekipin negociator në procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, raporton “Epoka e re”.

Më tutje, Thaçi ka folur edhe për Gjykatën Speciale. Ai ka thënë se nëse do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së kësaj gjykate nëse do ta kishte një të tillë.

“Çdo moment që vjen një ftesë e tillë edhe në adresën time, me përgjegjësinë kombëtare, morale një kërkese të tillë do t’i përgjigjem”, ka thënë Thaçi.

Në këtë kontekst, ai ka përshëndetur veprimet e ish-komandantëve të UÇK-së të cilët i janë përgjigjur pozitivisht ftesave të Gjykatës Speciale për intervistim.

/Epoka e re/

Konferencë për media (Drejtpërdrejt)

Gepostet von Hashim Thaçi am Montag, 21. Januar 2019

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vitet për Jennifer Lopez janë thjesht një tregues. 49-vjeçarja është…