Haradinaj takon presidentin e Shqipërisë: Të bashkëpunojmë në shërbim të interesit kombëtar

08 gusht 2022 | 14:39

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është takuar me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, me të cilin ka biseduar rreth temave me interes të përbashkët për qytetarët e të dyja vendeve.

“Me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilluam sot një bisedë të hapur dhe vëllezërore për situatën politike në rajon dhe temat me interes të përbashkët për qytetarët e të dy vendeve. Shpreha gatishmërinë time për një bashkëpunim të ngushtë në shërbim të interesit të përbashkët kombëtar”.

“Bashkëpunimi bilateral mes dy vendeve dhe sinqeriteti në bashkëpunim me aleatët tonë të sigurisë të prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është më jetik se asnjëherë më parë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe pak ditë kanë mbetur nga revanshi i 20 gushtit…