Haradinaj viziton familjen e dëshmorit Blerim Dervishaj

27 maj 2021 | 20:29

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot familjen e dëshmorit Blerim Dervishaj në fshatin Irzniq.

Lideri i AAK-së ka bërë me dije se fshati Irzniq, ndër të parët i dha krah luftës për liri.

“Ai dha bijtë e tij më të mirë, Dëshmorë të lirisë dhe luftëtarë të dalluar të Ushtrisë Çlirimtare. Irzniqi hapi dyert e shtëpive me bujarinë më të madhe që e ka shqiptari, e në fshat funksionoi edhe Spitali Ushtarak, ku u trajtuan me qindra të plagosur në beteja. Sonte, me shumë miq e bashkëluftëtarë, u bashkuam në familjen e Dëshmorit të parë të këtij fshati, Blerim Dervishaj, ku u pritëm nga Nana Dykë dhe djemtë e saj”.

“Blerimi njëzetekatër vjeçar, ishte ndër luftëtarët më të zot të Dukagjinit, që heroikisht ra në mbrojtje të pozicioneve të UÇK-së në frontin e Carrabregut, bashkë me Lavdim Likaj me 1 qershor 1998. Armiku i zhduku trupat e tyre, por trimëria e lavdia që lan pas, mbesin përgjithmonë në kujtimin tonë. Ju faleminderit për mikpritjen! Gjithmonë mirënjohës kontributit të fshatit Irzniq, në luftë e në paqe”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka bërë me dije se…