Hardeni shkëlqen në fitoren e Houstonit  

05 shkurt 2019 | 11:25

James Harden vazhdon të bëjë një paraqitje të shkëlqyer në NBA, duke realizuar 44 pikë në fitoren që Houstoni e arriti në fushën e Phoenixit, me rezultatin 118-110.

Kjo është sfida e 27-të radhazi për basketbollistin teksan që realizon mbi 30 pikë, duke konfirmuar se është pretendenti kryesor edhe këtë sezon për të fituar titullin MVP. Ndeshja u dominua nga Houstoni, që pati gjatë gjithë kohës një avantazh të lehtë, ndërsa për vendasit nuk mjaftuan 25 pikët e Jackson dhe 23 të Oubre.

Denveri humbet 129-103 në fushën e Detroitit dhe humbet disi terren karshi Golden State në garën për kreun në Perëndim. Fitore e lehtë e skuadrës vendase, ku u dallua Drummond, autor i 27 pikëve e 12 rebound, ndërsa për miqtë u dallua Lyles me 20 pikë, raporton “Telesport”. Humbet edhe skuadra e San Antonio, që u mund 127-112 nga Sacramento, sfidë ku vendasit patën një epërsi të lehtë gjatë gjithë kohës dhe në minutat e fundit thelluan epërsinë e fituan me meritë. Bagley realizoi 24 pikë e 12 rebound, duke i bërë të pavlefshme 24 pikët e DeRozan.

Fiton skuadra e Atlanta, që mundi 137-129 Washington në shtëpinë e këtij të fundit, ndeshje spektakolare dhe me emocione, me 9 lojtarë të Atlanta që realizuan mbi 10 pikë. Për Washington u dallua Beal me 27 pikë e Ariza me 25, por ishin të vetmuar dhe të pambështetur nga pjesa tjetër e ekipit. Milwaukee vijon të kryesojë renditjen në Lindje pas fitores 113-94 ndaj Brooklyn, ku vazhdon të shkëlqejë greku Antetokounmpo, autor i 30 pikëve e 15 rebound. Në sekondat e fundit fiton Indiana, 109-107 ndaj New Orleans, sfidë ku vendimtar ishte Collison me 22 pikë.

Rezultatet

Detroit – Denver                       129-103
Washington – Atlanta              129-137
Brooklyn – Milwaukee             94-113
New Orleans – Indiana            107-109
Phoenix – Houston                   110-118
Sacramento – San Antonio     127-112

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 15 shkurt në orën 15:00, në Amfiteatrin e vogël…