Hasani: Koalicioni AAK-PSD ka prioritet kryesor të rinjtë

11 shtator 2019 | 22:16

Kandidati i AAK-së për deputet, Bajram Hasani, ka thënë se fitoren e koalicionit AAK-PSD e dëshmon edhe interesimi i rinisë për këto zgjedhje.

“Sonte bashkë me deputetin Ahmet Isufi, kryetarin e AAK-së në Gjilan, Rexhep Kadriun dhe shefin e shtabit zgjedhor, Nazim Gagica takuam rininë e mrekullueshme të AAK-së dhe PSD-së. Të gatshëm për fitore dhe punë në shërbim të vendit. Në koalicionin tonë të rinjt janë prioriteti kryesor. Rinia për 100 % shtet”, ka shkruar Hasani në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se nga…