Hasani priti fotografët amerikanë

03 prill 2019 | 13:23

Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani priti në takim fotografët amerikanë të Kompanisë “Victory Journal”, Anthony Blasko dhe Shane Lyons, të cilët po e realizojnë një foto-reportazh me sportin në Kosovë.

Mysafirët shoqëroheshin nga drejtuesit e Federatës së Gjimnastikës së Kosovës, kryetari Besim Halilaj dhe sekretari i përgjithshëm, Amir Tahiraga.

Fotografët në fjalë e kanë vizituar edhe Klubin e Gjimnastikës “Elita” në Prishtinë ku kanë bërë fotografi të garueseve të reja të cilat në të ardhmen pritet të përfaqësojnë Kosovën në garat ndërkombëtare.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni për Buxhet dhe Financa ka shqyrtuar Kornizën Afatmesme të…