Hashani, trajner i Vllaznisë

15 janar 2020 | 13:35

Erdin Hashani është emëruar trajner i ri i skuadrës së Vllaznisë nga Pozharani. Hashani në kohën kur ishte futbollist aktiv ishte pjesë e kësaj skuadre në Superligë.

Fotografia e Kf Vllaznia Pozheran

“Me inkuadrimin e KF Vllaznia Pozheran në Superligën e Kosovës, aty kishim nevojë për një lider dhe ishte e lehtë të përzgjidhet sepse Erdin Hashani i ju bashkëngjit ngjyrave të klubit tonë. Erdini përsëri kthehet në Pozheran, por kësaj radhe si udhëheqës i armatës tonë të lojtarëve. Na priftë e mbara kryetrejner”, thuhet në njoftimin e klubit nga Pozharani.

Vllaznia është pjesë e Ligës së Parë, kurse sezonin vjeshtor e mbylli në pozitën e 14 me 16 pikë të grumbulluara.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një delegacion i Nismës Socialdemokrate, i kryesuar nga kryetari Fatmir…