Haskuka takohet me Vrkiqin, flasin për bashkëpunimin e ndërsjellë

01 korrik 2018 | 14:52

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, është pritur në takim nga homologu i tij nga Komuna e Osijekut, Ivica Vrkiq, me të cilin ka biseduar për aplikim për projekte të përbashkëta në Bashkimit Evropian.

“Në qytetin e binjakëzuar të Osijekut, në Kroaci, u takuam me kryetarin e komunës, Ivica Vrkiq, me të cilin diskutuam për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Prizrenit dhe atij të Osijekut. Ndër tjerash, biseduam për aplikim të përbashkët për të përfituar nga fondet e ndryshme të Bashkimit Evropian, ku Komuna e Osijekut ka pasur sukses të jashtëzakonshëm në vitet e kaluara”, ka thënë Haskuka.

Haskuka ka bërë me dije se me Vrkiqin ka biseduar edhe për mundësinë e bashkëpunimit në fushën e trashëgimisë kulturore. “Pos kësaj, shikuam edhe mundësitë e bashkëpunimit në fushën e trashëgimisë kulturore dhe zgjidhjen e problemeve të ndryshme edukative, ku do të mund t’i shkëmbenim përvojat me qytetin e Osijekut. Në fund të takimit, u dakorduam që ta finalizojmë një listë të projekteve, me të cilën do të aplikojmë për fondet e Bashkimit Evropian, së bashku edhe me qytetet e tjera të binjakëzuara”, është shprehur Haskuka.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka rishpallur konkursin për…