Haxhi Shala i gëzohet fitores së Malishevës në futboll

14 shtator 2019 | 18:33

Kandidati i Nismës Socialdemokrate për deputet Haxhi Shala ka parë nga afër ndeshjen futbollistike të ligës së parë të Malishevës dhe Vitisë.

“Sot klubet futbollistike të ligës së parë të Malishevës dhe Vitisë, e zhvilluan një lojë mjaftë interesante kundër njëra-tjetrës. Të dy ekipet ishin shumë të pergatitura. Sidoqoftë, rezultati 3:1 në favor të Malishevës na bëri shumë krenarë neve të pranishëmve si bashkëvendas. Rinia e Malishevës ka ditur gjithmonë të triumfoj, e edhe këtë herë i’a doli. Faleminderit që na krijuat atë atmosferë sot. Suksese më tutje!”, ka shkruar Shala në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja nga Lidhja Demokratike e Kosovës për kryeministre, Vjosa Osmani,…