Haxhiu dhe Musliu përplasen për raportin e WJP-së, Konjufca: Pse s’po i ndani meritat?

27 tetor 2022 | 12:39

Kryeparlamentari Glauk Konjufca, ka ndërhyrë duke e bërë më qesharake një përplasje në mes të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu.

Haxhiu dhe Musliu ishin duke debatuar për një raport të “World Justice Project” për sundimin e ligjit 2022, i cili e ka nxjerr Kosovën tri vende më lart në fushën e sundimit të ligjit në krahasim me vitin e kaluar.

Ministrja Haxhiu është mburrur me këtë, ndërsa deputetja Musliu ka thënë se për këtë meritore është edhe opozita.

“Ata shkruajnë çka dëgjojnë”, ka thënë Musliu, duke shtuar se “ka ndryshuar situata sepse opozita në Kosovë është përmbajtjesore”.

Ndaj kësaj deklarate të Musliut ka replikuar ministrja Haxhiuduke thënë se “organizatat vendore dhe ndërkombëtare nuk i bëjnë raportet me të nime”.

“Me bindje të plotë e them, ky Kuvend s’ka pasur asnjëherë opozitë më të fuqishme sesa Lëvizja Vetëvendosje dhe asnjëherë s’ka pasur qeveri më të mirë sesa Lëvizja Vetëvendosje”, ka thënë ajo.

Me këtë rast, Glauk Konjufca, ka ndërhyrë me shaka.

“Pse s’po i ndani kapak meritat? Do me i marrë do… Albulenë, e monopolizove krejt. Edhe në opozitë më të mirët, edhe në qeveri më të mirët. Kadale se mundet mësyshi tani… Nuk bën ashtu”, ka thënë Konjufca.

Më pas, Musliu e ka marrë fjalën, duke thënë se LV-ja është e mirë “veç për opozitë”.

“Albulena po thotë që më ka lënë pa tekst, kështu që vazhdojmë”, ka thënë Konjufca pas deklaratës së Musliut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“VAR po i bën shumë dëme botës së futbollit”, këto…