Haxhiu kërkon nga Brukseli mbështetje për procesin e reformës në drejtësi

25 maj 2022 | 14:01

Gjatë vizitës zyrtare në Bruksel, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e shoqëruar nga ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami dhe anëtarë nga kabineti, ka zhvilluar një takim me Vera Jourova, zëvendëspresidente e Komisionit Evropian për vlera dhe transparencë.

Duke vlerësuar këtë takim, ministrja Haxhiu ka falënderuar Jourovën, për mbështetjen sidomos në çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën dhe e njoftoi me procesin e reformës në sistemin e drejtësisë me ç’rast kërkoi mbështetjen në këtë proces të rëndësishëm për qytetarët dhe vendin.

Diskutimet vazhduan me çështjet konkrete të reformës në drejtësi dhe rezultatet të cilat priten të arrihen përmes reformës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bllokada ruse e porteve kyçe në Detin e Zi do…