Haxhiu mbështet aksionin e policisë: Në të kaluarën drejtësia s’i ka pasur duart e lira

14 mars 2022 | 12:45

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka përshëndetur aksionin “Pika” ndaj disa zyrtarëve policorë, të cilët dyshohen për ryshfet dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Ajo ka thënë se mbështetja e qeverisë për luftimin e krimit dhe korrupsionit do të jetë e parezervë.

“Në të kaluarën institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë nuk i janë lënë duart e lira për veprim. Në shumë raste ekzekutivi ka qenë pengesa kryesore në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. Sot, kemi ende sfida mirëpo kemi vullnetin e hekurt për ta bërë vendin e jetueshëm për qytetarët.  Përshëndes aksionin e përbashkët të institucioneve për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit! Mbështetja e qeverisë tonë në raste të tilla është e parezervë!”, ka shkruar Haxhiu në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është duke korrur…