Haxhiu: Pyetja e Presidentit për thika e harta është ekskluzivisht për veten

07 shtator 2020 | 16:48

Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka komentuar deklaratat e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, ku ky i fundit ka thënë se të gjithë ata që thoshin se do të ketë thika mbi hartat e Kosovës, duhet t’i kërkojnë falje popullit të Kosovës.

Haxhiu ka thënë se pyetjen për thika e harta, presidenti është shumë vonë t’ia bëjë dikujt tjetër.

“Pyetja e tij është pyetje ekskluzivisht për vetën, anipse përgjigjen e dimë, madje të vërtetën. Tash pasi kjo gjë u vërtetua e stërvërtetua nga vet Grenelli e Boltoni nuk ka pse i bën pyetjet përgjigjet e së cilave i kemi të mirënjohura”.

“Përtej kësaj, edhe para përgjigjeve të zyrtarëve amerikan kemi deklaratat e vet presidentit, nga deklarata në forumin e Alpbach në Austri, ku deklaronte se është i gatshëm edhe për marrëveshje ku përfshihen lëvizjet e kufijve, e deri te quajtja e veriut të vendit dhuratë e Rankoviqit, s’janë asgjë tjetër pos përpjekje me thika mbi hartën e Kosovës”, ka shkruar Haxhiu në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Spitali gjerman që po trajton liderin opozitar rus, Aleksei Navalny,…