Haxho: Nuk do të jem më pjesë e Llapit

17 qershor 2019 | 12:45

Portieri Eglant Haxho nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Llapit. Lajmin e ka konfirmuar vetë portieri nga Shqipëria nëpërmjet një postimi në “Facebook”.

“Nga dita e sotme nuk do jem më pjesë e Llapit, edhe pse kishim një marrëveshje verbale, ajo nuk u dakordua deri në fund tek firma në kontratë, pas pritjes nga ana ime për te pasur kontratë të detajuar, gjë e cila nuk erdhi në adresën time e ndjeva te domosdoshme te bëjë ketë njoftim, dhe pse i vështirë”, ka shkruar Haxho.

“Falënderoj përzemërsisht tifogrupin ‘Legjendat’, tifozët llapjan që na kanë mbështetur, gjithashtu dhe gjithë bashklojtarët për përkrahjen gjatë këtij viti. Gjithashtu faleminderit drejtuesve, zyrtarëve te klubit dhe gjithë shtabit teknik për bashkëpunimin”, ka shtuar Haxho.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot babanë e…