Haywood sërish MVP e javës

27 shkurt 2023 | 13:35

Bashkimi ka regjistruar fitoren e 17-të me radhë, pasi që arriti të fitojë derbin ndaj Prishtinës me rezultat 70:80. Kësaj fitore më së shumti i kontribuoi Khadija Brown Haywood, e cila shënoi 24 pikë, nëntë kërcime dhe tre asistime. Haywood ishte e saktë pesë herë nga dhjetë tentimet për tre pikë, ndërsa ishte e saktë 100% nga gjuajtjet e lira, 3/3. Kjo bëri që të shpallet MVP e javës. Ajo u ndihmua nga Sara Vraniqi, e cila pati një përformancë mjaft të mirë, ku shënoi 18 pikë, kërceu nëntë herë dhe regjistroi një asistim.

Fitore në udhëtim shënoi edhe Penza, që fitoi ndaj United Basketball me rezultat 36:87. Më të mirat nga vajzat pejane ishin dyshja, Leila Omerbasiq me 22 pikë, 14 kërcime dhe pesë asistime, si dhe qendra Saranda Daci me 13 pikë, 15 kërcime dhe pesë asistime.

Fitore të ngushtë regjistroi edhe Trepça ndaj Vëllaznimit me shifra 54:59. Më e mira tek vajzat e ‘Minatorit’ ishte amerikania Marshanique Hall me 13 pikë, 12 kërcime dhe tre asistime.

Top pesëshja

Khadija Haywood (Bashkimi) 24 pikë, 9 kërcime, 3 asistime
Sara Vraniqi (Bashkimi) 18 pikë, 2 kërcime, 1 asistim
Leila Omerbasiq (Penza) 22 pikë, 14 kërcime, 5 asistime
Saranda Daci (Penza) 13 pikë, 15 kërcime, 5 asistime
Marshanique Hall (Trepça) 13 pikë, 12 kërcime, 3 asistime

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Socialdemokrate (PSD), ka mbajtur aksion simbolik në ditën kur…