Haziri: Do të kandidoj për kryetar të partisë

16 tetor 2018 | 22:38

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur rreth mundësisë së hyrjes në koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës dhe kandidaturën e tij për kryetar të partisë.

Haziri është shprehur i bindur që partia e tij asnjëherë më nuk do të hyjë në koalicion me PDK-në e Kadri Veselit.

“Një koalicion me PDK-në është i paimagjinueshëm. E them me plot bindje se nuk do të qeverisimim kurrë më me PDK-në. Lidershipi i PDK-së, ka rrënuar urat e bashkëpunimit me neve, ata kanë zgjedhur një bashkëpunim me dikën tjetër dhe është e drejtë e tyre”, ka thënë Haziri në emisionin “Politikë” në Tribuna Channel.

Haziri ka thënë se partia e tij është e gatshme për zgjedhje dhe se  do t’i fitojë zgjedhjet kur ato do të mbahen.

Ai ka folur edhe për zgjedhjet brenda partisë.

Madje ai e ka konfirmuar se do të kandidojë për kryetar të LDK-së.

“Nuk ka shpallje të kandidaturave në parti. Asnjë kandidat tjetër nuk e ka kërkuar mbështetjen time për të parin e partisë, do të vjen koha që do të bisedohet për këtë çështje sa i përket kandidimit tim. Besoj se do të kandidojë, nuk e mohoj”, ka thënë Haziri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në…