Haziri: Nuk ka asnjë lloj ngërçi sa i përket të ardhmes së koalicionit LDK-LV

20 nëntor 2019 | 18:52

“Mos keni dert. Nuk ka asnjë lloj ngërçi dhe asnjë lloj hezitimi sa i përket të ardhmes në ndërtimin e një koalicioni LDK-VV, si fitues të zgjedhjeve të fundit nga kampi opozitar”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.

Ai ka bërë me dije se janë arritur shumë pajtueshmëri, siç janë ato në sektorin e ekonomisë, shëndetësisë dhe në sektorin e poltikave terciale.

“Arsyeja e vetmeve e vonesave është cështja e ankesave sa i përket rezultateve të numërimit. Nuk bëhet fjalë për ndarje të ‘kulaçit’”, ka shkruar Haziri.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka ftuar…