Haziri: Pa LDK-në nuk ka zgjidhje të problemeve në Kosovë

26 mars 2020 | 14:53

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se Kuvendi i Kosovës është funksional dhe duhet t’i kryej detyrat e veta kushtetuese.

Haziri në një intervistë për “RTK”-në ka folur për zhvillimet politike në vend pas shkarkimit të Qeverisë së Kosovës. Ai ka thënë `se tha se Kosova ka nevojë për stabilitet.

“Deputetët kanë zbatuar detyrimet kushtetuese. Ne kemi kërkuar që ministrat e LDK-së të kryejnë detyrat e tyre. Pa LDK-në nuk ka zgjidhje të problemeve në Kosovë”, deklaroi Haziri.

Më tutje, Haziri ka thënë se LDK-ja me kujdes do t’i shoh hapat e ardhshëm. “Ne nuk do të lejojmë që të jemi në pozitën që e kishim më parë, pra deri mbrëmë. Tarifa i mori dy qeveri”, ka deklaruar Haziri, duke kërkuar qe kryeministri në detyrë, Albnin Kurti të sillet në bazë të Kushtetutës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu…