Haziri takon ministrin e FSK-së, diskutojnë për çështjen e kampusit universitar

19 janar 2019 | 11:57

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, është takuar me ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, të cilin ka uruar për sukseset në transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës.

“Uroj për transformimin e FSK-së në Ushtri. Besoj shumë që në proces do të arrihet të ndërtohet struktura e sigurisë që Kosovës ia jep atributin e Forcave të Armatosura. Ky hap i madh e shkurton ndërtimin e Forcave të Armatosura të Republikës”, ka thënë Haziri.

Gjatë këtij takimi është diskutuar edhe për komisionin e përbashkët për kampusin e Universitetit Publik “Kadri Zeka”, pasi në lokacionin aktual të Brigadës së Reagimit të Shpejtë të FSK parashihet që të ndërtohet kampusi në hapësirën prej 7.2 hektarëve.

Berisha ka shprehur gatishmërinë e tij për bashkëpunimim sa i përket çështjes së kampusit dhe në fushat tjera në shërbim të qytetarëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka reaguar për…