Hendersoni mungon tri javë

21 shkurt 2020 | 18:29

Kapiteni i Liverpoolit, Jorgan Henderson, do të jetë jashtë fushës së lojës për tri javë, shkaku i një lëndimi muskulor. Lajmin e ka konfirmuar trajneri Jurgen Klopp.

“Mund të kishte qenë edhe më keq. Ishte lëndim muskulor, por nuk është edhe aq keq. Ai do të jetë jashtë skuadrës për tri javë ose diçka e tillë. Nuk është një gjë e mirë, por ne prapëseprapë besojmë se ishim me fat në këtë rast”, ka thënë Klopp.

Kapiteni i Liverpoolit u zëvendësua në fund të ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madridit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nëse një telefonatë të zgjat jetën, një postim në “Twitter”…