Historiani serb ‘godet’ Vuçiqin: Edhe nga beteja e humbur e Koshares ka krijuar mit

11 maj 2023 | 14:56

Historiani i njohur serb, Milan St. Protiq, duke iu referuar protestës së paralajmëruar të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, ka ngritur paralele që disa bëjnë me kundër-mitingun e vitit 1996.

“Le të shpresojmë se nuk do të jetë aq dramatike sa ishte në fund të vitit 1996, por është e qartë se nuk është një veprim i zgjuar dhe se në këtë moment asgjë nuk do të zgjidhet me të, se Serbia do të ndahet në dy anë dhe ku do të garojmë kush ka më shumë ndjekës dhe do t’i udhëheqim sërish ato konflikte të pafrytshme politike që nuk çojnë në asgjë. Situata në vend është aq e rëndë pas asaj që ndodhi, saqë secili duhet të mendojë dhe të shikojë veten në pasqyrë”, ka thënë Protiq.

Ai ka thënë se do të donte të shihte fillimisht anëtarët e opozitës dhe më pas të tjerët, që kushdo që mban një armë në shtëpi të shkojë ta dorëzojë dhe ta kthejë, në mënyrë që t’i tregojnë këtij populli me shembull se çfarë duhet bërë.

Protiqi ka shtruar pyetjen se çfarë është përdorimi i armës në shtëpinë e një njeriu, nga kush mbrohet, kush do të sulmojë?

“Sapo të mos mashtrojmë veten dhe të gënjejmë, sa baballarë ka që u mësojnë fëmijëve armët. Nëse 100 opozitarë do të dorëzonin armët brenda një dite, diçka do të ndodhte në Serbi. Epo, kryetari i partisë së cilës i përkiste Vuçiqi ka bërë një foto me kallashnikov dhe ka shtënë me revole 30 vjet më parë. Është një thënie e lirë ‘njeriu nuk qëllon, arma qëllon’, ndaj ne duam t’i zgjidhim mosmarrëveshjet duke qëlluar njerëz. Nëse arrijnë ta çarmatosin Serbinë, unë i pari do t’i përgëzoj. Ata e dinë se kush ka sa armë dhe nga kanë ardhur. Nuk kanë rënë nga Marsi”, ka thënë Protiq.

Më tutje, historiani serb ka thënë ky lloj sistemi vlerash çon në rrënim.

“Ne jemi të mashtruar nga ajo që po ndodh në Amerikë, por nuk e shohim këtu. Edhe sot nga Kosharja (beteja e njohur e UÇK-së në mposhtjen e forcave serbe) krijohet mit, kurse ajo ishte luftë civile. Numërimi, dalja në votime nuk do ta zgjidhë çështjen e tragjedisë që ndodhi. Njerëzit që nuk besojnë në dhunë, janë të pafuqishëm përballë dhunës”, ka thënë Protiq.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Neymari nuk përjashton mundësinë e largimit nga PSG-ja. Sipas “RMC…