Hoti e quajti politikane joperëndimore Osmanin, i reagojnë nga presidenca
Shefi i stafit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, i ka reaguar ish-kryeministrit Avdullah Hoti, pasi ky i fundit e ka quajtur politikane me orientime joperëndimore presidenten Osmani.
Reagimi i Hotit ka ardhur pasi Osmani të premten në Kuvend ka thënë se është cenuar rendi kushtetues me memorandumin njëvjeçar për mos aplikim në organizata ndërkombëtare në marrëveshjen e Uashingtonit që ishte nënshkruar ish-kryeministri i LDK-së.
Ndërsa Vela ka shkruar se rendi kushtetues është cenuar nga politikanët si Avdullah Hoti dhe jo nga Zyra Ovale e Shtëpisë së Bardhë.
“Rendi kushtetues nuk është cenuar nga Zyra Ovale, por nga politikanë të papërgjegjshëm si Hoti. Nga kryeministri jokushtetues i Kosovës nuk mund të presim respektim të Kushtetutës dhe të drejtës së patjetërsueshme të Kosovës për të qenë pjesë e organizatave ndërkombëtare”, ka shkruar Vela në llogarinë e vet në “Twitter”.
Rendi kushtetues nuk është cenuar nga Zyra Ovale por nga politikanë të papërgjegjshëm si Hoti.
Nga kryeministri jokushtetues i Kosovës nuk mund të presim respektim te Kushtetutës dhe të drejtës së patjetërsueshme të Kosovës për të qenë pjesë e organizatave ndërkombëtare.
1/3
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) December 17, 2021
Presidenca i përgjigjet Hotit: Ia ka fikur dritat politikës së jashtme
Osmani thotë se pranimi i moratoriumit në Uashington ka cenuar rendin kushtetues të Kosovës



