Hoti jep argumente se pse Kushtetuesja duhet ta shfuqizojë Ligjin për Zyrtarët Publikë

30 dhjetor 2022 | 14:42

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka bërë të ditur deputeti nga radhët e kësaj partia, Avduallah Hoti, të premten do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Zyrtarët Publikë, i miratuar së fundmi në Kuvendin e Kosovës.

Për ish-kryeministrin e Kosovës, Hoti, një vendim i tillë buron nga fakti se Ligji, sipas LDK-së, shton ndikimin politik në rekrutim, transferim dhe ngritje në detyrë për shkak se hiqet sistemi i karrierës punësimi bëhet me mandat dhe futet rekrutimi i jashtëm për pozitat drejtuese.

“Pozitat drejtuese që kanë kontrata të përhershme i nënshtrohen konkursit, e cila gjë bie ndesh me parimin e ‘të drejtave ligjore të fituara’, siç përcaktohet me ligjin në fuqi dhe praktikën gjyqësore ndërkombëtare të shërbimit civil ku rregullat nuk duhet të ndryshohen në dëm të personelit në detyrë”, ka shkruar Hoti në “Facebook”.

Qeveria argumenton më tej Hoti për këtë projektligj nuk është koordinuar me BE-në, ashtu siç kërkohet me nenin 120 të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit.

“Transferimi i përkohshëm mund të bëhet pa pëlqimin e zyrtarit, e cila gjë krijon mundësi për keqpërdorim të ligjit për interesa politike e personale të drejtuesve të institucioneve. Procedurat disiplinore nuk kanë siguri dhe proporcionalitet, si dhe nuk dihen masat disiplinore specifike për çdo shkelje”, ka shtuar ai.

Në të kaluar, ka shkruar më tej Hoti, ka pasur raste të ndërhyrjeve politike në punësim në administratë, por ato raste janë gjykuar apo janë në procedurë gjyqësor.

“Ndërkaq, me këtë ligj kjo ndërhyrje legalizohet. Me këtë ligj, partia në pushtet ka vetëm një qëllim: largimin e zyrtarëve dhe zëvendësimin e tyre me militantë që janë të dëgjueshëm. Pres që Gjykata Kushtetuese ta shfuqizojë këtë ligj”, ka shkruar Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i Zyrës Presidenciale Shtetërore të Ukrainës, Andrii Yermak njoftoi…