Hoti: Presim nga Kuvendi ta miratojë rezolutën kundër negocimit të territorit

30 tetor 2018 | 13:58

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë me dije se kjo parti pret që nesër, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës të miratohet rezoluta e cila kundërshton negocimin e territorit të Kosovës.

Ai ka ftuar të gjitha grupet parlamentare të jenë në seancë dhe të mbështesin këtë rezolutë.

Sipas tij, përmes kësaj rezolute synohet të dërgohet mesazhi tek partnerët ndërkombëtarë se qytetarët e Kosovës nuk kanë vullnet të negociojnë për territorin e Kosovës.

“Ne presim që nesër në seancën e jashtëzakonshme të miratohet rezoluta ‘se askush nuk mund të negociojë për territorin e Kosovës’. Kjo është vija e kuqe më e rëndësishmja në procesin e dialogut me Serbinë. Në deklarimet publike të gjitha grupet parlamentare janë shprehur kundër që territori i Kosovës të jetë pjesë e dialogut. Ne ftojmë të gjitha grupet parlamentare të jenë në seancë dhe të mbështesin këtë rezolutë. Ne dëshirojmë që përmes kësaj rezolute të dërgojmë mesazh tek partnerët tanë ndërkombëtarë se qytetarët e Kosovës nuk kanë vullnet të negociojnë për territorin e Kosovës. Ne dëshirojmë ta ndalim përfundimisht presidentin që të luajë çdo ditë me ndjenjat e qytetarëve të Kosovës për shtet të pavarur, sovran dhe të pacenueshëm në tërësinë territoriale të tij”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Therandës, Bali Muharremaj, ka marrë pjesë…