Hoti pret në takim Lajçakun, diskutojnë për dialogun

02 mars 2021 | 10:21

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur në takim emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Kryeministri Hoti e ka falënderuar Lajçakun për bashkëpunimin e deritanishëm në ndërmjetësimin e procesit të dialogut me Serbinë dhe i ka dëshiruar atij sukses në finalizimin e këtij procesi.

Kryeministri Hoti rifilloi procesin e dialogut me Serbinë pas Samitit të Parisit, që u mbajt më 10 korrik 2020.

Dialogu vazhdoi mbi tri parimet bazë:  do të diskutohet për marrëveshje përfundimtare me njohje reciproke, sovraniteti e integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pa negociueshëm,  ndërsa Kushtetuta e Kosovës është e paprekshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mesjavë do të zhvillohen ndeshjet e mbetura të xhiros…