Hoti takon Shaip Kamberin, diskutojnë për sfidat që kanë shqiptarët e Luginës

22 korrik 2022 | 13:07

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka takuar në selinë e partisë deputetin shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, Ardita Sinani dhe Rahim Salihi.

“Biseduam për sfidat që kanë shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe nevojat e tyre për të pasur një të ardhme më të mirë. Në këtë takim diskutuam për formimin e një grupi hulumtues nga ekspertë për të hulumtuar mbi gjendjen e të drejtave dhe socio-ekonomike të shqiptarëve të asaj ane dhe ndërkombëtarizimin e çështjes së Luginës për të dokumentuar padrejtësitë që bëhen ndaj shqiptarëve”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ish-kryeministri Hoti ka theksuar se brengat e qytetarëve atje janë edhe brengat e tona. “Kështu që duhet punuar shumë dhe të bashkuar për një të ardhme sa më të mirë për të gjithë shqiptarët”, ka shkruar Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Portieri i Përfaqësues së Kosovës në futboll, Arijanet Muriq, është…