Houstoni fiton duelin e kreut me Denverin

29 mars 2019 | 13:20

Houstoni fitoi 112-85 ndaj Denverit, një përballje mes dy ekipeve rivale për titull në Konferencën e Perëndimit. Nuggets e nisën mirë ndeshjen (Murray 20 pikë), por shpejt teksanët morën frenat e lojës në dorë, duke u shkëputur dhe fituan me lehtësi (Harden 38 pikë).

Fiton edhe Milwaukee, që mundi 128-118 Clippers, një tjetër sfidë mes dy ekipesh “big”. Vendasit e dominuan lojën dhe merituan fitoren falë 39 pikëve të Middleton dhe 34 të Antetokounmpo. Pa probleme fiton San Antonio, që mundi 116-110 Cleveland, sukses që mban Spurs në vendin e tetë, të fundit që të kualifikon në “play-off” në Perëndim. DeRozan me 25 pikë ishte shënuesi më i mirë për vendasit, duke i bërë të pavlefshme 24 pikët e Sexton.

Skuadra e Philadelphia, falë 39 pikëve e 13 rebound të Embiid, mposhti 123-110 Brooklyn, takim i dominuar gjatë gjithë kohës nga vendasit. Ndërsa Miami mundi 105-99 Dallasin, sfidë ku diferencën e bëri Dragiq, që realizoi 23 pikë e 11 rebound.

Rezultatet

Detroit – Orlando                     115-98
Philadelphia – Brooklyn         123-110
Miami – Dallas                          105-99
New York – Toronto                 92-117
Houston – Denver                    112-85
Milwaukee – Clippers              128-118
New Orleans – Sacramento    121-118
San Antonio – Cleveland         116-110

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrolleve në zonën…