Hoxhaj dhe Osmani diskutojnë për marrëveshjen Athinë-Shkup

19 qershor 2018 | 15:06

Zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj, ka pritur të martën në takim zyrtar homologun e tij nga Maqedonia, Bujar Osmani.

Hoxhaj dhe Osmani kanë diskutuar në lidhje me marrëveshjen për emrin, e cila është arritur fundjavën që lamë pas në mes të Shkupit dhe Athinës, duke i dhënë fund mosmarrëveshjes disa vjeçare.

Hoxhaj ka thënë se arritja e kësaj marrëveshjeje është lajm i mirë jo vetëm për Maqedoninë, por edhe për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, pasi që përbënë mbylljen e njërës nga çështjet më të rëndësishme të Ballkanit.

“E urova zëvendëskryeministrin Osmani për nënshkrimin e marrëveshjes për emrin, duke krijuar momentum të ri në Ballkan për zgjidhjen e çështjeve të hapura historike”, ka thënë Hoxhaj.

Në takimin është diskutuar edhe për mbledhjen e përbashkët me Maqedoninë, nga e cila pritet të dalin mbi 15 marrëveshje bashkëpunimi të nënshkruara. Është bërë me dije se shumë shpejtë pritet edhe caktimi i datës së kësaj mbledhje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy persona kanë mbetur të vdekur nga arma e zjarrit…