Hoxhaj kritikon Kurtin: Në opozitë fliste për bashkim kombëtar, sot nuk takohet me Ramën

06 korrik 2023 | 12:25

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, pasi ky i fundit ka refuzuar të takohet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

“Hipokrizia politike e Albin Kurtit shpërfaqet në sjelljen e tij si të një feudali mesjetar dhe autokrati inatçor, që deri sa ishte në opozitë fliste për bashkim kombëtar dhe sot nuk mund të bashkohet në takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama!”, ka shkruar Hoxhaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti i njohur Robert Gjeraj ka njoftuar se do të…