Hoxhaj nga vetura përcjell ceremoninë e inaugurimit të Bidenit

20 janar 2021 | 16:53

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka publikuar një fotografi në llogarinë e vet në “Facebook”, ku shihet duke përcjell ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri të ShBA-së, Joe Biden.

Me këtë rast, Hoxhaj e ka quajtur e ka Bidenin mik të madh të Kosovës dhe shqiptarëve, raporton “Epoka e re”.

“Në vlugun e takimeve të shumta me qytetarë, gjeta disa minuta që ta përcjell ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri amerikan, mikut të madh të Kosovës dhe të shqiptarëve, Joe Biden. Fitorja e demokracisë në ShBA do t’i ndihmojë fitores të demokracisë dhe liberalizmit në mbarë globin – edhe këtu në Kosovë. Gjithmonë mirënjohës për Shtetet e Bashkuara! Gjithmonë mirënjohës për presidentit Biden!”, ka shkruar Hoxhaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden ka mbërritur në Kongres…