
Hoxhaj: Të arriturat në Maqedoni nuk do të ishtin të mundura pa lidershipin e kryetarit të BDI-së
Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, duke uruar shqiptarët në Maqedoni për zyrtarizimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare, ka thënë se kjo e arritur nuk do të ishte e mundur pa lidershipin e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti.
“Edhe një lajm i mirë nga Shkupi, ku parlamenti votoi në favor që gjuha shqipe të jetë gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Urime kryeparlamentarit Xhaferi, zëvendëskryeministrit Bujar Osmani, dhe të gjithë shqiptarëve. Kjo arritje e madhe e shqiptarëve nuk do të ishte e mundur pa lidershipin e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti. Urime të gjithëve”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
Edhe një lajm i mirë nga Shkupi, ku parlamenti votoi në favor që gjuha shqipe të jetë gjuhë zyrtare në Maqedoninë e…
Publiée par Enver Hoxhaj sur Mardi 15 janvier 2019