Hoxhiqi pret në takimin lamtumirës O’Connellin

24 gusht 2019 | 11:54

Ministrja e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Adrijana Hoxhiq është takuar dje me ambasadorin e Britanisë së Madhe në largim, Ruairo O’Connell, me të cilin ka diskutuar për sfidat e  zakonshme me të cilat po përballen qeveritë lokale, veçanërisht kur bëhet fjalë për legjislacionin.

Bashkëbiseduesit janë pajtuar se është e nevojshme të krijohen mundësi për të rinjtë nga të gjitha komunitetet etnike, për të vlerësuar se Kosova mund të ketë një të ardhme të ndritshme.

Sipas tyre, lufta kundër korrupsionit dhe anomalive të tjera të shoqërisë sonë duhet të jetë një proces në të cilin vetë qytetarët do të japin kontributin e tyre.

Në emër të MAPL-së, Hoxhiqi ka falënderuar ambasadorin në largim për bashkëpunimin e deritanishëm.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grupi i çiklistëve të Lëvizjes Vetëvendosje kanë nisur kampanjën “Lëvizim”,…