Humb jetën kirurgu i QKUK-së, dyshohet se e zuri rryma në banesën e tij
11 shkurt 2024
| 21:33
Ka vdekur Halil Tanaj, kirurgu abdominal i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Ai dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e një problemi më rrymën elektrike në banesën e tij në Prishtinë.
Mësohet se rasti ka ndodh para rreth një ore. Trupi i të ndjerit tash është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
I ndjeri ka lënë pas bashkëshorten dhe dy fëmijë, vajzë dhe djalë, 14 dhe 12 vjeç.