Hyka “fluturon” nga Amerika në Izrael

31 janar 2019 | 15:55

Futbollisti shqiptar, Jahmir Hyka do të vazhdojë karrierën në Izrael. Futbollisti kuqezi do të lëvizë nga Amerika drejt ekipit të Makabi Netanjah, që mban vendin e pestë në renditje.

Këtë lajm e ka bërë vet të ditur klubi izraelit në faqen zyrtare në “Facebook”.

Detajet e kontratës nuk bëhen ende të ditura dhe ky do të jetë shteti i shatë që 30-vjeçari do të luajë, pas Norvegjisë, Greqisë, Gjermanisë, Zvicrës, Amerikës dhe normalisht Shqipërisë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeparlamentari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka përsëritur edhe…