Hysaj në janar mund të largohet nga Napoli

06 dhjetor 2018 | 22:29

Aktivizimi i pakët i Elseid Hysajt dhe paraqitjet e tij mesatare nën drejtimin e trajnerit Carlo Ancelotti, po shtyjnë gjithmonë e më shumë futbollistin e kombëtares shqiptare të mendojë transferimin e shpejtë.

Pas 3 javësh hapet merkatoja e janarit, ku skuadrat në mbarë Evropën mendojnë për të bërë meremetimet e duhura, për të ndryshuar në gjysmën e mbetur të sezonit, dhe pretendentë për shkodranin nuk mungojnë. Agjenti i Elseid Hysajt, la të kuptohet se futbollisti i përfaqësuar prej tij mund të largohet shpejt nga skuadra jugore.

“Në Champions Ancelotti ka vendosur që të luajë me Maksimoviç, por këtë zgjedhje duhet ta kuptojmë dhe nuk duhet të krijojmë polemika me trajnerin. Por askush nuk mund të thotë që papritur Hysaj u bë një lojtar mediokër. Po flasim për rinovimin e tij dhe kur koha të jetë e duhur mund të ndodhë. Por nuk është e thënë që të qëndrojë në Napoli, pasi ka një klauzolë që e lejon të largohet që në janar”, ka thënë agjenti i futbollistit shqiptar.

Mario Giuufreddi shtoi në këtë mënyrë presionin te Napoli për të menduar më shumë mbi lojtarin kuqezi. Elseid Hysaj kërkohet nga Chelsea që është gati të ofrojë deri në 50 milionë euro.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Veprimtari Halil Selimi përmes një postimi në llogarinë e vet në…