Hyseni rikthehet së shpejti, Pefqeli mungon deri në pesë javë

01 nëntor 2022 | 11:36

FC Prishtina në javët e fundit është përballur edhe me lëndime të futbollistëve. Mesfushori me tipare sulmuese Hasan Hyseni në ndeshjen me Malishevën e zhvilluar më 14 shtator, e ka këputur ligamentin e jashtëm laterial ndërkohë që shërimi është duke shkuar shumë mirë.

Hyseni ditët e fundit është stërvitur i diferencuar teksa javën që vjen do ta bëjë edhe një rezonancë ku më pas pritet që t’i bashkohet ekipit në përgatitje.

Ndërkohë, së fundmi në përgatitje është lënduar edhe mesfushori Mërgim Pefqeli.  Ai i ka dëmtuar tre ligamente të nyjës së këmbës dhe pas kontrolleve të kryera rezulton se do të mungojë 3 deri në 5 javë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA),  Joe Biden…