Ibra i thotë “po” Milanit

26 dhjetor 2019 | 21:53

Zlatan Ibrahimoviqi është një hap larg nga kalimi te Milani, teksa thuhet se ka dhënë edhe miratimin e tij për të kaluar te kuqezinjtë.

Sipas ekspertit të njohur të merkatos dhe gazetarit italian Gianluca Di Marzio, thuhet se Ibrahimoviqi i ka thënë “po” propozimit të marrë nga Milani. Raportohet se tashmë mungojnë vetëm detajet përfundimtare, për t’u bërë më pas edhe zyrtare rikthimi i suedezit te kuqezinjtë. Pikërisht marrëveshja e fundit mungon dhe klubi italian po mendon që t’i mbyllë të gjitha procedurat sot (e premte) dhe më pas ta zyrtarizojë afrimin e gjigantit suedez.

38-vjeçari pritet të firmosë një kontratë 6 mujore me “Djallin”, ku do të përfitojë 3 milionë euro me mundësi rinovimi edhe për 1 vit pastaj, në bazë të paraqitjeve të tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka…