Ibra: Në Suedi mediet janë raciste

10 janar 2018 | 14:32

Zlatan Ibrahimoviq ka sulmuar ashpër mediet suedeze në një intervistë të dhënë për “Canal Plus”.

Sulmuesi i Manchester United, ka thënë se në vendin e tij gazetarët janë racistë dhe se e kanë të vështirë ta pranojnë origjinën e tij sllave.

“Në Suedi janë shumë racistë. Mediet më sulmojnë sepse nuk arrijnë ta pranojnë që unë jam Ibrahimoviq dhe origjina ime është sllave. Nëse ndonjë futbollist tjetër do të bënte gabimet e mia, do ta mbronin me forcë. Është çështje racizmi, ndoshta i pavetëdijshëm, por ekziston. Ja 100% i sigurt për këtë. Nëse mbiemri im do të ishte Andersson ose Svensson, mund të grabisja një bankë dhe sërish do të më mbronin”, ka thënë Ibrahimoviq.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj dhe bashkëshortja e…