Ibra thumbon CR7: Ronaldo i vërtetë është braziliani

05 dhjetor 2019 | 15:39

Sulmuesi Zlatan Ibrahimoviq do të rikthehet në Serie A dhe këtë e ka pranuar vetë në intervistën për GQ. Ai do të ketë një duel me Cristiano Ronaldon dhe marrëdhëniet mes të dyve nuk kanë qenë kurrë të mira me shtatlartin që e ka sulmuar disa herë.

Kur u pyet se do të gjente një duel me Ronaldon në Serie A, Ibra nuk u përmbajt dhe vazhdoi me të njëjtën melodi si zakonisht: “Aspak. Ronaldo i vërtetë është braziliani. Ai (i referohet CR7) nuk është një talent natyral, por fryti i një pune të madhe”.

“Ai firmosi me një ekip që kishte fituar Serie A 7 herë radhazi. Nëse shkon në një klub të tillë nuk është sfidë. Nëse donte sfidë, të shkonte te Juventusi në Serie B dhe ta rikthente në Seria A dhe në krye të klasifikimit”, ka deklaruar Ibra.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, të Shkencës dhe…